Ka përfunduar me barazim ndeshja e zhvilluar në mes Dritës dhe Trepçës’89.
Skuadra nga Mitrovica arriti të marrë një pikë si mysafir kundër Dritës, shkruan Radio Star.
Drita kaloi në epërsi nga pika e bardhë, me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi, kurse skuadra e Trepçës’89 barazoi me anë të Egzon Fazliut në minutën e 24-të.
Pas këtij barazim, Drita mbetet lider me 56 pikë, pasi barazoi edhe Ballkani që ka një pikë më pak.