Pas barazimit me Trepçën ’89, Arsim Thaqi, kryetrajner i Dritës ka deklaruar:
“Insistuam që të shënojmë, por ata u mbrojtën. Është dashur që loja të përfundojë në pjesën e parë. Mitrovicasit u treguan të papërshtatshëm. Ne dolëm para, por lamë zbrazëti pas. Ndoshta edhe mund të humbitnim. Intensiteti i lojës ishte shumë i ultë. Mysafireve u dhamë shumë raste. Më shumë jemi të dëshpëruar me lojën tonë dhe pikët që i humbëm se sa me barazimin e Ballkanit. Mundëm të fitojmë, por mundëm edhe të humbim”. /Kryelajmi.com/