Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Pashkët, duke u shprehur se të tilla festa na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha, raporton Sinjali.
Osmani ka thënë tutje se pashkët janë “manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi”.
“Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë motë, gëzuar Pashkët!”, ka shtuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.