Sot (e diele) janë zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll shkruan Radio Star.
Gjatë të dielës luajtën Prishtina me Dukagjinin, ku fitore shënuan mysafirët me rezultat 1-2, ndërsa Feriazji mposhti Gjilanin 2-0, kurse Llapi shënoi fitore kundër Drenicës 4-0.
Të shtunën u zhvilluan gjithashtu dy ndeshje, ku pati befasi dy skuadrat të cilat luftojn për kreun e tabelës nuk shënuan fitore.
Lideri Drita barazoi në shtëpi ndaj Trepçës’89 1-1, ndërsa Ballkani barazoi me Malishevën 2-2./radiostar/