Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka njoftuar se sot ka pranuar thirrje nga presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka uruar për Pashkët. Këtë e ka bërë të ditur Lekaj përmes një postimi në Facebook, teksa ka falënderuar Thaçin, duke uruar që ai dhe të tjerët të kthehen shpejt në Kosovë.
Deputeti sot po ashtu ka pasur për vizitë liderin e partisë, Ramush Haradinajn dhe shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahirin me familje.
Postimi i tij i plotë:
Për festën e Pashkëve patëm kënaqësi të presim në familje mikun e çmuar të familjes i cili tash e mbi 20 vite në çdo moment është pranë meje dhe familjes time kryetarin Ramush Haradinaj, kolegun Besnik Tahiri me Norën dhe fëmijët e tyre dhe shumë miq të cilët i falenderoj që kremtuam së bashku!
Falenderoj secilin nga ju për urimet dhe mesazhet tuaja, por në veçanti falenderoj mikun tim Presidentin Hashim Thaqi, i cili në rrethana aspak të lehta më telefonoi për të më uruar. Uroj që sa më shpejtë Presidenti dhe bashkëluftëtarët e tjerë të kthehen për të festuar së bashku!
Tradita shqiptare për të festuar bashkë mbetet vlerë e veçantë e kombit. Gëzuar e për shumë mot.