Ministria e Arsimit po insiston në kompensimin e orëve të humbura vitin e kaluar gjatë grevës së përgjithshme të sindikatave, duke e larguar pushimin pranveror për nxënësit e të gjitha niveleve. Në anën tjetër, këtë po e kundërshtojnë prindërit dhe njohësit e arsimit.
Pavarësisht që në vitin kalendarik shkollor janë ditë pushimi, nxënësit në shkollat publike po vijojnë mësimin.
Ndërsa, prindërit po kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit që të mos ketë pushim pranveror.
Hyrë Tejeci i cila dërgon vajzën e saj në shkollë tregon arsyet se pse është kundër këtij vendimi
E ka prind që dyshojnë se fëmijët do të jenë efektiv gjatë kësaj periudhe.
Në anën tjetër, si diskriminues këtë vendim po e sheh edhe njohësi i arsimit, Ismet Potera.
Ai thotë se nuk është faji i fëmijëve që kanë humbur orët mësimore.
Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit, nëse ka alternativa të tjera për kompensim të orëve, mirëpo nga kjo ministri nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit./teve1/