Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova- materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.
AKTUALE
KRONIKA
BOTËRORI 2022
BOTA
EKONOMIA
SHOWBIZ
SPORT
ZËRAT
AUTO&TECH
DOSIER
JETË
ARKIVA
KULTURA
VIDEO
IMPRESUM
PRIVACY POLICY
SHPALLJE
Prokuroria kërkoi të pranohen si prova disa materiale shtesë të seancës përgatitore, kundërshton mbrojtja e Selimit

April 11, 2023 – 11:16
E plotësuar
SHPËRNDAJE:

Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Andaj, duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve lidhur me të njëjtat.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën, filloi dëgjimi i dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Dëshmia e dëshmitares së parë, pritet të zgjasë katër ditë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar ta marrë në pyetje dëshmitaren, në seancë private.
Sipas kalendarit të DhSK-së, seancat e tjera lidhur me këtë rast, janë caktuar më 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Ndryshe, në seancën e 3 prillit 2023, u dha fjala hyrëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.
Po ashtu, në po atë seancë, pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.
Kurse, seanca e 4 prillit 2023 vazhdoi me fjalën hyrëse të mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit, si dhe deklaratat pa betim të këtyre të fundit.
Ndërkaq, në seancën e 5 prillit 2023 u dha fjala hyrëse e mbrojtjes së Krasniqit dhe ky i fundit tha deklaratën pa betim.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.