Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se te një pikë karburantesh në Gjilan, katër të dyshuar, shqiptar shtetas të Kosovës, me banim në Gjilan, me 23 prill, rreth orës 03:30 janë ndal me veturën e tyre, ku njëri nga të dyshuarit ka kërkuar që të blej disa pije, e i dyshuari tjetër ta furnizojë veturën me derivate.
“Me të dalë ankuesi për ta mbushur veturën me derivate, i dyshuari i tretë e godet ankuesin në gjoks dhe e kërcënon me thikë, ankuesi ka arrit të ikë dhe mbyllet në objektin e pompës, fatmirësisht pa pësuar lëndime. Të dyshuarit e mbushin veturën me derivate dhe largohen nga vendi i ngjarjes”, thotë tutje për rastin, zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit i janë përgjigjur rastit me urgjencë. Edhe për kundër që të dyshuarit nuk janë ndalë në shenjën e policisë për ndalim dhe se në ikje e sipër edhe i kanë aksidentuar dy vetura, njësitet policore kanë arritur që ta ndalin, fillimisht njërin nga të dyshuarit, e me pastaj nga njësiti i hetimeve janë arrestuar edhe tre të dyshuarit tjerë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit të gjithë të dyshimtëve pasi janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Grabitje”. Rasti nën hetime.