Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, gjatë ditës ka vizituar Preshevën shkruan Radio Star.
Gagica në kuadër të vizitës së tij në Preshevë, ka takuar edhe Drejtorin e Kulturës, Kujtim Sadriun.
Shkrimi i plotë:
Në kuadër të vizistës sime me bashkëpunëtorë në Komunën e Presheves, patëm një takim të ngrohtë dhe mikpritës edhe nga Drejtori i Kulturës i Komunës së Preshevës, Kujtim Sadriu.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet qendrave Kulturore të Kosovës e Shqipërisë me ato të Luginës, është i domosdoshëm sidomos në kohën kur shteti serb bënë përpjekje për sa më pak aktivitete të karakterit kombëtar shqiptar.
Aktivitetet kulturore janë çelsi për ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare tek brezat e rinjë.
Jemi shumë të vendosur për të qenë krah shqiptarëve dhe interesave të Luginës.
Jemi të obliguar si shtet e si komb të jemi me ta në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë në trevat e tyre.