Gagica: Aleanca mbetet e përkushtuar për sa më shumë përkrahje për prodhuesit vendës
“Bashkë me anëtarin e kryesisë së AAK-së në Gjilan, njëherit afaristin e njohur nga Gjermania, Ilmi Mustafa, vizituam kompaninë për prodhimin e mobileve “Euro-Model”, me pronar Xhevat Dushica”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Gagica ka bërë me dije se Aleanca mbetet e përkushtuar për sa më shumë përkrahje për prodhuesit vendës sepse përmes mbështetjes ndaj tyre, rritet prodhimi, cilësia dhe vendet e punës.
Ja postimi i plotë:
Bashkë me anëtarin e kryesisë së AAK-së në Gjilan, njëherit afaristin e njohur nga Gjermania, Ilmi Mustafa, vizituam kompaninë për prodhimin e mobileve “Euro-Model”, me pronar Xhevat Dushica.
“Euro-Model” është kompani e veçantë për faktin se ka numër të madh të punëtorëve ku prej tyre mbi 70% janë femra.
Kjo kompani prodhuese mbulon gjithë tregun e Kosovës.
U informuam me saktësi rreth sfidave me të cilat po përballet ky biznes sikurse edhe bizneset tjera prodhuese e te cilat shteti duhet ndihmuar sepse këto janë faktorët kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjenerim të vendeve të reja të punës.
Aleanca mbetet e përkushtuar për sa më shumë përkrahje për prodhuesit vendës sepse përmes mbështetjes ndaj tyre, rritet prodhimi, cilësia dhe vendet e punës.
“Euro-Model” është shembull i mirë se sa me rëndësi është me nis një biznes me përkushtim e seriozitet.