Kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një video-mesazhi ka uruar në gjuhën serbe besimtarët ortodoksë, për festën e Pashkëve Ortodokse, shkruan Gazeta10.
Kurti ka thënë se do të vazhdojnë kujdesin ndaj besimtarëve ortodoksë, duke u garantuar lirinë e besimit.
“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, të fesë ortodokse ju uroj Pashkët. Ne do të vazhdojnë kujdesin për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme”, ka thënë kryeministri i vendit.
I pari i ekzekutivit i ka uruar ortodoksët që kjo festë të iu dhurojë paqe, drejtësi e bagëti.
“Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve, qytetarëve tanë”, shtoi ai.
Sot, besimtarët ortodoksë në mbarë botën kremtojnë Pashkët Ortodokse.
Ritual i këtyre pashkëve është ngjyrosja e vezëve me ngjyrë të kuqe, pasi që e kuqja simbolizon sakrificën, gjakun e Jezuesit ndërsa veza ringjalljen.