Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni i cili u bë i njohur gjerësisht pasi ‘xhemati’ të hënën ia dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e pensionimit, e ka përdhosur flamurin kombëtar shqiptar, duke e quajtur arnë e leckë.
Mazllami, pas kritikave ndaj të cilit para pesë ditësh u sulmua gazetari Valon Syla, e ka incizuar një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale. Aty ai iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kosniderojnë të rëndësishëm flamurin për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë.
“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.
Për të, të padenjë janë edhe dëshmorët e kombit, përveç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.
“Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi ba, është mbushë Kosova dëshmorë… E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e ju vnojmë pllakata mas 50 vjete krejt jau thejmë”, thotë Mazllam Mazllami.
“Edhe pse është himni të gjithë të bashkuar rreth flamurit, edhe me u bashku krejt rreth flamurit, me qet flamur në xhenet a hyjmë?”, shton ai.
Fjala e lirë përballë politikës dhe religjionit | PRESSING | T7
“Leckë, harrën”, Hoxha që u bë me Mercedes e përdhos flamurin për të cilin shqiptarët u dergjën burgjeve
Lajme
Gazeta Express16/04/2023 12:16
Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni i cili u bë i njohur gjerësisht pasi ‘xhemati’ të hënën ia dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e pensionimit, e ka përdhosur flamurin kombëtar shqiptar, duke e quajtur arnë e leckë.
Mazllami, pas kritikave ndaj të cilit para pesë ditësh u sulmua gazetari Valon Syla, e ka incizuar një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale. Aty ai iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kosniderojnë të rëndësishëm flamurin për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë.
Lexo Edhe:
Prostatiti do të zhduket për 7 ditë! Metoda e shtëpisë
Fjalët e hoxhës Enes Goga në varrimin e nënës nga Peja që dyshohet se e vr…
“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.
Për të, të padenjë janë edhe dëshmorët e kombit, përveç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.
“Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi ba, është mbushë Kosova dëshmorë… E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e ju vnojmë pllakata mas 50 vjete krejt jau thejmë”, thotë Mazllam Mazllami.
“Edhe pse është himni të gjithë të bashkuar rreth flamurit, edhe me u bashku krejt rreth flamurit, me qet flamur në xhenet a hyjmë?”, shton ai.
Mazllam Mazllami të hënën e mori për dhuratë një veturë luksoze të tipit Mercedes dhe në organizimin e befasisë për të mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Nga kjo gazetari Syla mori shkas që të nesërmen t’i bënte disa reagime me ironi e humor, duke shkruar se si prijësit fetarë të myslimanëve në vend po duken si “njerëz të showbizit”. Në fund të ditës, u sulmua brutalisht nga tre persona, të cilët kanë pranuar se kritikat e Sylës ishin motivi i tyre, duke mos shprehur pendesë për sulmin.
Hoxha nga Prizreni para disa vitesh ishte i akuzuar për thirrje për rezistencë dhe për shtytje për kryerjen e veprave terroriste. Më saktësisht, ai dhe disa imamë të tjerë dyshohej se i kishin nxitur disa nga ‘xhemati’ i tyre të shkonin në Siri për të luftuar. Nga ky proces, Mazllami ishte shpallur i pafajshëm.