Kampioni aktual i futbollit kosovar, FC Ballkani rikthehet në krye të renditjes tabelare 6 javë para fundit të edicionit.
Suharekasit mundën Drenicën me golin e shënuar nga kapiteni, Edvin Kuç, për të arkëtuar tri pikë të rëndësishme në renditje.
Ballkani para kësaj xhiroje ishte në pozitën e dytë me një pikë më pak se Drita, e cila pas barazimit në Klinë (0:0), ndaj Dukagjinit zbret në vendin e dytë.