Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi pas barazimit me Dukagjinin ka thënë se është i kënaqur me lojën e treguar, por jo edhe me rezultatin.
“Jam i kënaqur me lojën por jo me rezultatin. Rastet më të mira i patëm në pjesën e parë, nuk i shfrytëzuam. Ky është ndonjëherë futbolli. Ne e kemi ditur se do ta kemi të vështirë. Dukagjini ka lojtarë me eksperiencë që e menaxhojnë rezultatin. Nuk arritëm t’i marrim pikët e plota dhe duhet të luftojmë deri në fund për një gjë të tillë. Sezoni pranveror ka synimet e qarta, secila skuadër organizohet dhe dallon nga sezoni vjeshtor, deklaroi Arsim Thaçi.