Arinjtë mund të shihen në malet “Blue Ridge” të Karolinës së Veriut, por njëri nga ta zbriti nga atje dhe i shkoi “për vizitë” në shtëpi një burri në Asheville.
David Oppenheimer ishte duke pushuar jashtë kur dëgjoi një tingull alarmi nga detektori i tij i lëvizjes.
“Unë shikova pas meje dhe nuk pashë asgjë,” tha Oppenheimer për CNN, “Por rreth një minutë më vonë, ariu erdhi dhe ishte praktikisht para meje”.
Videoja e ziles së derës tregon momentin e saktë kur Oppenheimer dhe ariu bëjnë kontakt me sy, të dy duken njëlloj si të befasuar nga tjetri.
Gjersa po relaksohej në shezllon, Oppenheimer kapi një jastëk ndërsa trupi i tij ngriu derisa ariu iku disa sekonda më vonë.
Ariu, i cili Oppenheimer beson se është relativisht i ri, u tërhoq shpejt, duke bërë një tingull të vogël përpara se të largohej.
“Arinjtë këtu janë shumë paqësorë”, tha Oppenheimer për CNN. “Kjo thjesht më zuri në befasi”.