Pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e komentoi si fitoren e radhës të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai tha se ky moment gëzimi është konfirmim i “punës sonë të palodhshme”, përcjell teve1.info
“Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar. Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar ai.
Përmes një seance plenare, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën. /Teve1.info/