Seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka përfunduar me ç’rast dëshmitari i dytë iu është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, mbrojtësit të viktimave Simon Laws dhe ka filluar të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit.
Dëgjimi i dëshmitarit vazhdimisht është bërë në sesion privat.
Ndryshe, i njëjti dëshmitar është pyetur edhe gjatë ditës së djeshme nga ZPS, po ashtu në shumicën e kohën në sesion privat.
Ky dëshmitar pritet të dëgjohet edhe në ditët në vazhdim. /BetimipërDrejtësi