Biblioteka e Qytetit siç edhe çdo vit tjetër dje me 23 prill, përmes aktivitetesh të ndryshme shënoi Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.
Dita filloi me pritjen e fëmijëve parashkollor dhe vizita e tyre Bibliotekës hapësirave dhe fondeve të saj dhe më pas edhe dhurimin e librave dhe poezive për ta nga autorë të ndryshëm gjilanas.
Shkruan: Qazim AZIZI
Në biblitekës, në të njëjtën kohë zhvilloheshin shumë aktivitete për librin; Karavani i shkrimtarëve kishte marrë flakë, këngë efjalë në sallën e fëmijëve, kurse, në sallën tjetër atë të Konferencave zhvillohej një tjetër aktivitet më serioz ai i përurimit të Veprëssë shkrimtarit të njohur dhe më të frytshëm Gjilanas Ibrahim Kadriu, apo më mirë të themi thyheshin shtizat përmes diskutimesh shkencore për Vëllimin e II të librit “Qasje e veprave të Ibrahim Kadriut, përmes referuesëve dr. Labinot Berisha, Nexhat Rexha Sinan Sadiku, Sabit Rrustemi etj.
Por, asgjë më pak nuk i mungonte sallës tjetër përplot me fëmijë, poezi, poetë, të rinjë e të reja lexuese, të cilët përmes Karvanit kishin gjetur Oazën e tyre në Bibliotekën tonë, e për të shpalosur vjershat e tyre të fundit ishin këtu: Hasan Hasani, Anton Nik Berisha, Hysen Kqiku, Ibrahim Kadriu, Baki Krasniqi Njazi Ramadani… dhe kësaj dite i shtuan hijeshinë me recitimet e tyre vet lexueset e lexuesit e bibliotekës sonë si; Dea Bislimi, Rona Ramushi, Lina Bislimi, Rudina Spahiu , Gert Selimi, Pashije Sherifi… dhe arsimtarët e tyre të cilët me vëmndje përcollën tërë aktivitetin.
Kjo “ditë” e cila në bibliotekën tonë është bërë traditë ishte gjatë por e gëzueshme për të gjithë andaj vetgjatësiaesaj nuk u vërejt aspak sepse ishin fëmijët ata që shkurtuan orët, minutat e sekondat.
Mirësevini për çdo vit..!