Një tjetër ikje drejt kurbetit, katër nxënëse më pak në njërën prej shkollave fillore.
Ato dje u përshëndetën me shokët e shoqet e klasës, para se të marrin udhën jashtë vendit.
Në një video të publikuar në Indeksonline, shihet radha e gjatë e fatosëve teksa presin për t’ua dhënë të mbarën katër vajzave.
Më poshtë edhe pamjet dëshpëruese, ndërsa shpërfaqin në mënyrën më të mirë të mundshme problemin social me të cilin përballemi si vend, tash e disa vite.