Çerdhja që po fillon punimet sot do të ketë kapacitet për sistemimin e 120 fëmijëve të moshës 9 deri në 5 vjeç dhe sipërfaqe prej 1552.12 m2 , me vlerë mbi 700 mijë euro investim. Gjithashtu, çerdhja do të ketë dy dhoma për fëmijet deri në 9 muaj, ndërkaq 3 dhoma për fëmijët 4-5 vjeç si dhe hapësirë të mjaftueshme për të ushtruar aktivitetet e nevojshme.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënkryetarja e komunës, Leonora Morina-Bunjaku si dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Kryetari Hyseni u zotua se do të bëhen të gjitha përgatitjet që të plotësohen edhe më shumë nevojat e të vegjëlve dhe do të mundësohen atyre kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit me efikasitet maksimal.
Ndërsa, në anën tjetër ministrja Nagavci bëri të ditur se në kuadër të realizimit të premtimeve për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukim të hershëm, ministria ka ndarë 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja