Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, përcjell teve1.info
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 6:23, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.
Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.