Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pasi Serbia sot ka zhvilluar stërvitjet ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”.
Përmes një postimi në Tëitter, Kurti ka thënë se në vend të ndërtimit në Batajnicë të një memoriali për viktimat e fshehjes në një varr masiv të 744 shqiptarëve, Serbia po zhvillon “stërvitje ushtarake”, përcjell teve1.info
Sipas tij, “trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”.
“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar Kurti.
Sot, Serbia organizoi një ekspozim të kapaciteteve të saja ushtarake në aeroportin ushtarak të Batajnicës, ku morën pjesë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si dhe kreu i Republika Sërpskas, Millorad Dodik.