Java e fundit e prillit fillon me të reshura shiu dhe rënie të temperaturës nga mesi i javës, parashikon “Prishtina Weather”.
Nga dita e enjte parashihet një periudhë më stabile e motit, ku do të ketë më shumë intervale me diell.
Njoftimi:
Datat:
24.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullimë.
25.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit me riga lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima.
26.04 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.
27.04 – Pjesërisht vranët.
28.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e ditën më ngrohtë.
Temperaturat në rënie në të dy vlerat ekstremet. Maksimalet zbresin në 12C ditën e mërkurë, e deri të premtën sërish rriten në 17C. Minimalet të enjten dhe të premten mund të zbresin edhe deri në 1C e 2C.
Nga dita e martë era ndryshon drejtimin nga krahu verior dhe frynë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.