Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër të vogël, sidomos gjatë orëve të pasdites.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. Gjatë kohës me të reshura temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme.