Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në ‘facebook’, ka treguar se nesër fillon aksioni Kampanja e pastrimit “Green & Clean”.
Hyseni ka treguar edhe agjendën e cila fillon nesër.
Postimi i plotë:
📣 Kampanja e pastrimit “Green & Clean” po fillon edhe këtë vit 🌳🍃🌏🍀
📍Nesër, më 26 prill, po hapim kampanjën e pastrimit #Green&Clean për vitin e dytë rradhazi me konferencën për shtyp, për të vazhduar me pastrimin e lokacioneve të ndryshme të komunës.
Përveç pastrimit, edhe këtë vit kampanja ka qëllim vetëdijësues dhe përfshin mbjelljen e drunjve dekorativë🌳, largimin e deponive ilegale si dhe vendosjen e koshave të mbeturinave🗑️.
Kampanja do të zgjasë deri më 5 qershor. Bashkojuni #Green&Clean duke u bërë pjesë e aktiviteteve!
Ruajeni natyrën. Shpëto komunitetin. 🌏