Pas një përvojë profesionale të Stomatologjisë, Skender Sylejmani sot është pensionuar.
Në një takim lamtumirës i organizuar nga stafi i cili kishte punuar një kohë të gjatë, Skender Sylejmani ka pranuar edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në shërbimin e stomatologjosi nga kryetari Alban Hyseni, të cilën ia ndau drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari.
Dr. Skender Sylemani njihet për kontributin e çmuar në shërbim të qytetarëve.
Historiku i tij:
Dr.Spec.Skender K.Sylejmani u lind më 28.04.1958 në fshatin Llashticë të komunës së Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Sh.F “Musa Zajmi” në Gjilan, të mesmen në gjimnazin e shkencave natyrore “Zenel Hajdini”. I përket gjeneratës së tretë të të diplomuarve në Universitetin e Prishtinës, dega e Stomatologjisë! Mbaroj specializimin në lëminë e Ortopedisë së nofullave në vitin 2001. Filloj punën në vitin 1987 ku nga ajo kohë punoj pandalur.
Gjatë kohës së okupimit punoj edhe pa pagesë për ti ndihmuar popullit jo vetëm në anën profesionale por edhe në atë humane. Gëzon një respekt të veçantë në shoqëri!
Është i martuar, ka katër vajza, dy nipër dhe një mbesë. Jeton dhe vepron në Gjilan!