Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të premten farë misri për 302 fermerë për mbjelljet pranverore.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, i cili tha se Komunë do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar ata me të gjitha kapacitetet komunale.
Ai ka informuar se është bërë rritja e buxhetit për 100 për qind për subvencione, shërbime dhe mallra.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka uruar fermerëve punë të mbarë e të bereqetshme në mbjelljet pranverore.