Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik të Delphit në Athinë të Greqisë, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka publikuar disa fotografi nga forumi në rrjetet sociale, ku përveç Kurtit, është takuar edhe me liderët tjerë të Ballkanit, përcjell teve1.info.
“Foto Albumi nga Forumi Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, ka shkruar Rama në Facebook.
I pranishëm në këtë forum ishte edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.