Ka përfunduar ndeshja mes FC Dritës dhe Ferizajit, e vlefshme për xhiron 31-të shkruan Radio Star.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, skuadra e Ferizajit mbeti në fushë me një lojtarë më pak, pasi portieri Leotrim Rexhepi u ndëshkua me karton të kuq, Drita me një lojtar më shumë në fushë, pati raste të mira për të shënuar gol por nuk ia arriti.
Pjesa e dytë ishte një pjesë ndryshe nga ajo e para, skuadra gjilanase arriti të shënoi tri herë me anë të Ardit Tahirit, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit mysafirë, poashtu pas një gabimi tjetër arriti të përfitoi Kastriot Selmani, i cili në portën e zbrazur arriti të shënoi për rezultatin 2 me 0, kurse golin e tretë dhe rezultatin përfundimtarë 3 me 0 për FC Dritën, ka shënuar sulmuesi Marko Simonovski.
Me këtë fitore skuadra e FC Dritës, ka tubuar 63 pikë dhe gjindet në vendin e parë, por që skuadra e Ballkanit ka një ndeshje më pak.
Të dielen e ardhshme skuadra gjilanase do të ketë duel të vështirë, pret në shtëpi Ballkanin nga Suhareka, të dy skuadrat kanë synimet të qarta dhe janë pretendete për vendin e parë, ky duel pritet të vendos se cila skuadër do të del kampion./radiostar/