Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se 1 maji Dita Ndërkombëtare e Punës këtë vit Kosovën e gjenë duke u zbrazur e me shumë mungesa të punëtorëve në sektorë të ndryshëm.
Shkrimi i plotë:
1 maji Dita Ndërkombëtare e Punës këtë vit Kosovën e gjenë duke u zbrazur e me shumë mungesa të punëtorëve në sektorë të ndryshëm.
Si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ka paknaqësi të madhe me nivelin e pagave. Me rritjen e inflacionit, pagat kanë humbur vlerën e tyre. Nuk ka çmim që nuk ka pësuar minimum dyfishim të ngritjes, ndërsa pagat mbetet të njëjta dhe me vlerë më të ulët.
Situatë e rënduar është kudo, në shëndetësi e drejtësi, në arsim e siguri, në prodhim e transport, në ndërtim e infrastrukturë.
Kosova po boshatiset çdo ditë, e në dy vitet e fundit masovisht e pandërprerë. Rinisë i është vjedhur shpresa përmes mashtrimit. Atë e kanë shfrytëzuar masimalisht duke e nxitur në urrejtje, ndërsa tani ia kanë hapë derën e ikjes.
Mbetemi me shpresë se kjo katrahurë do të përfundoj dhe Kosova do ta ketë një mentalitet ndryshe qeverisës i cili ka me bë vendin të jetueshëm dhe të matshëm me vendet e rajonit.
Foto nga arkivi!