Esmeralda Thoma, toksiologe te QSUT është shprehur se dhe detergjentët e rrobave janë të rrezikshëm.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se produktet që përdoren për larjen e rrobave mund të përthithen nga lëkura dhe të kthehen në lënë toksik.
“Të gjitha produktet që bien në kontakt me lëkurën kanë rrezikshmëri dhe kthehen në lëndë toksike. Edhe ilaçi i rrobave, edhe aromatiku. Të gjitha janë lëndë toksike. Kur veshim rrobat këto produkte përthithen mirë nga lëkura dhe kthehen në lëndë toksike”- tha ajo.