Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se ka liruar nga detyra ekipin menaxhues për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Krasniqi thotë se ky ekip prezantoi punën e tij dje dhe se tashmë është pa statuts.
“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković” ka thënë Krasniqi.
Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.
Krasniqi ka publikuar edhe vendimin.