Pas më shumë se tri orësh negociata në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën dakordim për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në nenin 8, thuhet se ky komunitet përcakton simbolet e saj si himnin, flamurin dhe stemën.
Ndërkaq, në nenin 14 janë paraqitur kompetencat e këtij komuniteti, ku ndër to është edhe shpallja e referendumit.
“Komuniteti nëpërmjet organeve të tij miraton statutin dhe vendos ndryshimin e statutit, merr vendime parlamentare që rregullojnë çështje me rëndësi për Komunitetin, zbaton vendimet parlamentare dhe nxjerr rregullore për zbatimin e tyre, zbaton ligjet dhe nxjerr rregullore për zbatimin e tyre, drejton përzgjedhjen, organizimin dhe punën e organeve, agjencive, ndërmarrjeve publike. Parashikon kundërvajtje për shkelje të rregulloreve të komunitetit, shpall referendum. Themelon organizata, agjenci, kompani dhe institucione, fonde financiare, mbanë librat kadastrale”, thuhet në vendim.
Po ashtu, në nenin 16 thuhet se Komuniteti menaxhon pronat dhe mallrat publike, infrastrukturën, dhe burimet natyrore.
Kurse, në pikën 54 theksohet se asetet në përdorim të përgjithshëm si rrugët, urat, tunelet, hekurudhat, parqet që gjenden në territorin e këtij Komuniteti, të menaxhohen vet nga ta, raporton Novosti
“Burimet natyrore, depozitat e qymyrit, xeheroret, metalet dhe jometalet, uji, rrjedhat ujore, burimet e tyre, burimet nëntokësore dhe jeotermale, si dhe të tjera, të cilat ndodhen në territorin e bashkive anëtare të Komunitetit, menaxhohen nga Komuniteti në përputhje me statutin dhe vendimin e Kuvendit…”, thuhet në këtë pikë.
Ky draft i propozuar në Bruksel përmban 67 nene.