Zekirija Ramadani në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 në vikend në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës, arriti ndeshjen e 300-të profesionale si trajner, raporton Gazeta Enigma.
Trajneri shkupjan gjatë karrierës së tij ka udhëhequr skuadra si FC Shkupi, FC Flamurtari, KF Trepça ’89, FC Feronikeli, FC Prishtina, KF Egnatia dhe tani SC Gjilanin.
45-vjeçari karrierën e tij e nisi te Shkupi në sezonin 2014/2015 me FC Shkupin.
Ai për gjatë këtyre viteve karrierë i ka fituar plotë tetë tituj duke e dëshmuar vetën si njërin prej trajnerëve shqiptar më të trofeshëm.
Ramadani është rrugës që të pajiset edhe me trofeun e nëntë pasi është në finale të Kupës së Kosovës me SC Gjilanin.
Sot më 3 maj, SC Gjilani e ka nderuar Zekirija Ramadanin për ndeshjen e 300-të jubilare, mirënjohje i kanë dhënë edhe tifozëria e kësaj skuadre “Skifterat”.
Kujtojmë që skuadra e SC Gjilanit sot fitoi me rezultat 2-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së 32-të në Superligë./Enigma/