Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se më nuk e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvend. Abazi së fundmi është përjashtuar me vendim nga Grupi Parlamentar i VV-së.
Abazi ka thënë se ende nuk e ka të qartë se si është prishur raporti i shëndoshë që e kishte në Qeverinë Kurti I, ku ishte zëvendëskryeministër.
“Me vendimin për përjashtimin nga GP, nuk reprezentoj më Vetëvendosjen. Jam deputet i pavarur. As sot nuk e kam të qartë, se përse nga një raport i shëndoshë në Kurti I kemi kaluar në një luftë speciale në zgjedhjet e dyta për të më eliminuar nga pozita e deputetit”, ka thënë Abazi në DPT te Fidan Jupolli.
Deputeti Abazi ka deklaruar se ka njerëz rreth Kurtit dhe me Kurtin që kanë bërë luftë speciale kundër tij.