Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, e ka deklaruar pasurinë e tij.
Sipas formularit të zbardhur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ai ka dy shtëpi që i kushtojnë mbi gjysmë milionë euro, një tokë në vlerë prej gjysmë milionë euro, dhe një njësi banimi me 250 lokale afariste që ka vlerën e 400 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.
I njëjti ka deklaruar se na bankë ka rreth 10 mijë euro të gatshme, derisa ka deklaruar se merr rreth 15 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, dhe mbi 20 mijë të tjera qera nga objekti afarist.