Një grua është gjetur e vdekur në banesën e vet, të shtunën rreth orës 2, në Gjilan.
“Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.