Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka ripërsëritur se në draftstatutin për Asociacion i prezantuar në Bruksel nga ekipi menexhues, bëhej fjalë për një dëshirë për një ‘Republikë Serbska’, në Kosovë.
“Ne me durim dhe vëmendje e dëgjuam ekipin menaxhues, ka qenë kërkesë e miqve tanë që amerikan dhe evropian, që ta dëgjojmë prezantimin që do ta bëj ekipi menaxhues, nuk kemi qenë të kënaqur me faktin që ky ekipi menaxhues nuk takoi së pari, ministrin tonë Elbert Krasniqi, që vjen nga komuniteti jo shumicë, nga komuniteti egjiptian, përkundër ftesës që ky u kishte bërë për takim më 18 prill. Sidoqoft ne shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draftstatutit nga ekipi menaxhues, ishin dy zonja me nga katër anëtarë, ato prezantun vetëm thelbin e draftstatutit, ndërkaq më pastaj na e përcollën atë më 67 nene. Ne pas një pauze 10 apo 15 minushe e kishim shumë të qartë se nga leximi i këtyre neneve, bëhej fjalë nga një dëshirë të madhe për një ‘Republikë Serbska’, në Kosovë“, tha Kurti për gazetarë pas konferencës së Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftun, raporton RTKlive.
Shefi i ekzekutivit tha se në takimin e Brukselit ka prezantuar vizitonin, duke marrë modelin e Kroacisë. “Ky është vendi ku duhet të marrim modelin”, theksoi ai. Duke përsëritur se nuk është i interesuar t’i kontrollojë serbët, pasi që është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës.