Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, është shënuar edhe një vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.
Në raport të PK-së thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES, Gjilan 06.05.2023-02:05. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.