Dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, para pak kohësh u largua nga ky subjekt politik, dhe tani anëtarja e Kuvendit komunal të Gjilanit, Festa Shabani, në pjesëmarrjen e saj të parë në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, si anëtare e pavarur, është ulur krejtësisht në pjesën tjetër nga ku janë ulur anëtarët tjerë të Vetëvendosjes, aty ku ishte ulur edhe ajo deri në seancën e fundit, duke u ndarë kështu nga Vetëvendosje, tani edhe me ulëse të sallës së Kuvendit, transmeton 2LONLINE.
Përndryshe, rikujtojmë se Festa Shabani si anëtare e Vetëvendosjes, në seancën e kaluar kishte votuar pro miratimit të statutit të komunës, ndryshe nga kolegët tjerë të Vetëvendosjes. Pas seancën, ajo kishte bërë të ditur se largohet nga kjo Lëvizje duke i dhenë edhe arsyet pse kishte ndërmarrë një hap të tillë.
Festa Shabani, edhe me ulëse, larg Vetëvendosjes!
Ndani këtë artikull