Kanë ngelur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit, kurse dy pretendentët për titull Drita dhe Ballkani nuk guxojnë të gabojnë në asnjë ndeshje, ngase një pikë e humbur për ndonjërën nga ekipet do të thoshte humbje e titullit kampion, por me kusht që ekipi tjetër nuk gabon.
Në situatën kur të dy ekipet kanë nga 66 pikë, Drita është paksa në pozitë më të favorshme, ngase nëse të dy ekipet e përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta, Drita do të shpallej kampion.
Drita që në ndeshjen e radhës do të ketë punë paksa më të vështirë, ngase do të përballet me Gjilanin, i cili është vendas. Duke ditur rivalitetin në mes të këtyre dy ekipeve pritet ndeshje e fortë dhe e paqartë deri në fund. Për Dritën tri pikë janë jetike për titull, por edhe Gjilani nuk e ka të sigurt daljen në Evropë. Ndeshjen e radhës, në xhiron e parafundit Drita e luan si vendase ndaj Malishevës, ku do të duhej të shënonte fitore në bazë të cilësisë që ka, por Malisheva edhe më tej nuk e ka të sigurt mbijetesën, andaj do të mundohet që të “shnuk” ndonjë pikë. Në xhiron e fundit, Drita udhëton tek Drenica e çregjistruar dhe pa ndonjë mundësi që të mbetet në elitë, andaj besohet se Drita do të duhej të shënonte fitore me Drenicën e demotivuar.
Kandidati tjetër për titull, Ballkani i Suharekës, që seriozisht është kthyer në garë pas fitores ndaj Dritë në Gjilan, në ndeshjen e radhës do të takohet me Llapin, i cili në rast humbje do të përshëndetej me Evropën, andaj ky është treni i fundit për të bërë diçka skuadra e Tahir Batatinës. Në ndeshjen e parafundit të kampionatit, Ballkani sërish luan si vendas ndaj Ferizajt, që me mish e shpirt po lufton për mbijetesë, kure në fund të kampionatit Ballkani do të udhëtojë në Gjilan për t’u takuar me Gjilanin që po lufton për dalje në Evropë. Gjilani i kishte lënë shije të hidhur Ballkanit vite më parë kur i kishte shënuar në minutën e fundit dhe pos që ia kishte mohuar titullin kampion e kishte lënë edhe jashtë garave në Evropë, andaj edhe sivjet për Ballkanin shumëçka do të mund të vendosej në Gjilan./kryelajmi.com/.