Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se VV ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme të panevojshme.
Humolli në T7 tha se çështjet, sikur ajo e veteranëve dhe punëtorëve të arsimit, kanë mundur të zgjidhen shumë lehtë dhe pa arrogancë pasi që këto grupe kanë qenë për ardhjen në pushtet te VV-së me shpresën për gjetje të zgjidhjeve të problemeve të tyre.
“Arroganca dhe vendosmëria, nuk kanë të përbashkët kurrgjë. Ti mundesh me kanë i vendostë në qasjen tande, por s’ke nevojë me kanë arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë në raport me mekanizmat që e ndërtojnë shoqërinë tonë. Është sjellë me arrogancë me veteranë të luftës, kur VV-ja ka më së shumti veteranë deputetë. Edhe na ka injoru neve, na ka shti në konflikt neve me bashkëluftëtarë tonë të cilët na e kanë dhanë besimin neve. Për shembull mu më ka shti në konflikt me shumë bashkëluftëtarë dhe në fund Albinit, kur kena shku në balotazh në Podujevë, i kom thanë “Albin, ministri i Financave që kërkoi prej Republikës së Shqipërisë veteranë me pru një dëshmi a punojnë a s’punojnë në kohë fushate kur ishin zgjedhjet lokale, ai i ka ba një shërbim kundërshtarëve tonë. Deri dje mu dashke nji shok me diskutu, ai i bindke 10 bashkëluftëtarë t’mi me porosi që ia çojsha unë. Kurse sot po më duhet me secilin me bashkëbisedu, edhe po është pikëpyetje a po muj me i bindë a jo””, ka thënë ai.