Sevdie Haziri Musliu është një infermiere me përvojë dhe përkushtim në fushën e shërbimeve mjekësore. Ajo ka filluar punën si infermiere në vitin 2003 në klinikën e psikiatrise në Gjilan dhe më vonë ka transferuar në emergjencën e Gjilanit, ku ka vazhduar të punojë me profesionalizëm dhe devotshmëri për pacientët. Me kalimin e kohës, Sevdie Haziri Musliu ka fituar përvojë të pasur dhe aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e situatave emergjente dhe në trajtimin e pacientëve të rëndësishëm.
Në 2 vitet e fundit, ajo është zgjedhur si kryeinfermiere, duke treguar një aftësi të veçantë për organizimin e punës dhe për drejtimin e ekipit të infermierëve. Sevdie Haziri Musliu ka kryer studimet për Bachelor të Infermierisë, duke e ngritur kualifikimin e saj dhe duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për të rritur dhe zhvilluar aftësitë e saj profesionale. Ajo është një infermiere e përkushtuar dhe e respektuar në komunitetin e shërbimeve mjekësore në Gjilan dhe në mbarë Kosovë.
Me rastin e ditës ndërkombëtare të infermierëve, revista “INFERMIERËT” ka vendosur që të infermieret e viti 2023 në Kosovë dhe në Shqipëri. Mënyra e vetme ishte përmes likeve dhe share (shpërndarje) në rrjete sociale. Fotot që marrë më shumë like dhe share deri në 10 maj, nënkuptojmë edhe infermierët e vitit.
Sevdije Haziri Musliu, kryeinfermierja e Gjilanit u shpall infermiere e vitit duke marrë 22 mijë like në rrjetin social “Facebook”.
Në një intervistë, tha se është shumë e emocionuar dhe nuk e priste që të kishte kaq komente pozitive.
“Janë 22 mijë pëlqime. Kam marrë shumë komente pozitive, nuk kam marrë asnjë koment negativ. Bashkëshorti ishte shumë i kënaqur. Nuk e besonte se do të shkoja kaq shumë. Jam shumë e befasuar”- tha Haziri-Musliu.