Shkruan: Sylejman Ismajli
Dy legjendat të cilët mbajtën gjallë klubet e Dritës e Gjilani, Selami Osmani-Bezi dhe Shukri Sylejmani-Shuka, janë më meritorët që këto dy skuadra kanë arritur të krijojnë identitetin e tyre të respektuar.
Ata përposë që kanë arritur ti ndërtojnë këto dy klube, ata arritën të krijojnë edhe derbin më të madhë në Kosovë, duke i dhënë hijeshi garave e kupave në futbollin e Kosovës.
Për derbin e qytetit të Gjilanit – rivalitetin e atmosferën, shkruanin edhe gazetat më prestigjioze evropiane e poashtu edhe televezionet me renome ndërkombëtare.
Qyteti jetonte me ballafaqimin e këtyre dy klubeve, gjithqka para këtyre ballafaqimeve ishte festë sportive, të gjitha qytetet e Kosovës lakmonin
tek tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, për atmosferën e krijuar si para ndeshjës, në ndeshje e pas ndeshjës.
Rivaliteti ishte i skajshëm, por gjithqka ishte në frymën sportive. Shumë herë u derdhën lotët e gëzimit e të dëshprimit, u thurrën këngë e vargje poetikë për këtë derbi.
Qyteti i Gjilanit ishte i vogël kur tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, marshonin nëpër rrugët e qytetit. Afaristët i mbyllnin lokalët e tyre për t’ju bashkangjitur karavanit të derbit.
Për këtë derbi u pagëzuan edhe fëmijët e lindur, kishte martesa por edhe shkurorzime, u ndanë familjet, fëmija me prindër, vllau me vëlla,motra me motër, u ndanë lagjet e pjesët e qytetit.
Por, gjithcka duket të ketë mbetur në hisotir, pasi derbi në vitet e fundit ka filluar të zbehet me të madhe, e gjithë kjo vjen nga mungesa e stadiumit, por edhe rivaliteti në fushë tani e një kohë të gjatë nuk është ai i më hershmi, pasi në të dy klubet mungojnë futbollist të qytetit të Gjilanit, ndërsa futbollistët e ardhur nga vendet tjera nuk mund të përjetojnë derbin ashtu siq e përjetonin dikur futbollistët nga qyteti i Gjilanit.
Tifozët tani e një kohë të gjatë janë nën mëshirën e fatit, pasi derbi po zhvillohet pa shikues për shkak se stadiumi sintentik nuk po i përmbushë kushtet dhe këtë vendim me shumë arsye e ka marrë Policia e Rajonit të Gjilanit, të cilët janë deklaruar se ky stadium nuk ofron kushte të sigurisë.
Derbi i rradhës i cili do të zhvillohet të dielën, do të jetë jetike për Dritën e cila po synon titullin e kampionit, ndërsa Gjilani ka siguruar finale e Kupës së Kosovës dhe është afër të siguroj edhe matematikisht kualifikimin në gara evropiane në stinorin e ardhshëm.
Se a do të ketë rivalitet ashtu siq ishte në kohët e kaluara kur mblidheshin gjerë në 15 mijë shikues mbetet të shihet, por një është e sigurt – derbi i qytetit të Gjilanit po perëndon fuqishëm.