Drejtori i Financave në Gjilan, Riad Rashiti, përmes një njoftimi në ‘facebook’, ka treguar se me datën 16 maj, e marte është organizuar takim me banorët e fshatit Bresalc për të testuar buxhetimin me pjesëmarrje.
Shkrimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë të Bresalcit,
Komuna e Gjilanit ka nisur projektin për të testuar buxhetimin me pjesëmarrje me banorët e fshatit Bresalc.
Buxhetimi me pjesëmarrje inkurajon qytetarët që të luajnë rol të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime në lagjen/fshatin tuaj!
Qëllimi është që qytetarëve t’u ofrohet mundësia për t’u përfshirë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes dhe të kenë një rol të drejtpërdrejtë në mënyrën se si shpenzohen fondet komunale.
Është mundësia e juaj të përzgjedhni dhe votoni për projekte të cilat janë në interes të përgjithshëm të lokalititetit tuaj!
Komuna e Gjilanit, do të organizoj takime me banorët e fshatit mbi:
🔹Procesin dhe kriteret e mbledhjes se ideve dhe projekt-propozimeve prioritare për investim nga komuna
– Idetë dhe projekt-propozimet mblidhen përmes këshillit lokal të fshatit dhe banorëve të cilat përkthehen në projekte konkrete
– Do të bëhet seleksionimi nga 5 deri 8 projekteve të propozuara të cilët do të votohen nga banorët në ditën e votimit
-Projekt-propozimet të cilat e kalojnë përzgjedhjen dhe kanë kuptim do të vendosen në votim në ditën e përzgjedhur përmes kutive klasike të votimit
🔹Kriteret të cilat do të merren për bazë nga komuna janë si në vijim:
Projekt-propozimi të jetë brenda kornizave buxhetit të prezentuar nga komuna i cili kap vlerën deri në 60.000 Euro (gjashtëdhjetë mijë Euro)
– Numri i përfituesve nga projekti i propozuar të jetë sa më i madh
– Lloji i projekteve: Shërbime, subvencione, dhe infrastrukturë vetëm në rastet kur i shërben arsimit dhe shëndetësisë
– Projekti i propozuar të jetë në kompetencë dhe pronësi të komunës
– Projekti të ketë ndikim social, ekonomik dhe mjedisor
– Projekti të jetë gjithëpërfshirës duke përfshirë grupe të margjinalizuara
Takim informues me banorët e fshatit Bresalc:
Data: 16 Maj 2023, e marte
Ora: 19:00
Vendi: Shkolla Fillore ‘Ibrahim Uruqi’
Ju mirëpresim!