Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se pas marrëveshjës së arritur ka filluar implementimi i programit “Arti në shkolla”, shkruan Radio Star.
Hyseni ka treguar se ekipi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, kanë udhëhequr një aktivitet me nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Uruqi” në fshatin Bresalc.
Shkrimi i plotë:
Implementimi i programit “Arti në shkolla” filloi në shkollën “Ibrahim Uruqi”
Ekipi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti dhe Florent Kurtalani, kanë udhëhequr një aktivitet me nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Uruqi” në fshatin Bresalc. 🎭
Aktiviteti ishte në kuadër të pikës së parë të programit “Arti në shkolla” që parasheh orë të veçanta të artit të cilat sjellin artistët në klasa shkollore. 🎨🖌️
👉 Nxënësit u informuan rreth punës dhe shfaqjeve që realizohen në teatër, teknikat e lojës së aktorëve, rrëfimin, dramën, regjinë, skenarin, dhe gjëra të tjera që ndërlidhen specifikisht me fushën e teatrit.