Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve të Gjilanit sot organizoi ligjerata profesionale nga lëmia e bletarisë.
Në këtë ligjeratë morën pjesë rreth 130 bletarë nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Ferizai, Prishtina, Peja, Deqani etj.
Gjithashtu ishin prezent: drejtori i Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari në Gjilan z. Bajram Isufi, drejtori i Laboratorit për analiza në Prishtinë Beqë Cufaj, zyrtarë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari etj.
Ligjeruan: Dr. Selim Dedej profesor nga Shqipëria dhe Dr. Kef Delaplane nga Gjorgjia- SHBA.
Ndër temat që u shtjelluan ishin:
* Ndikimi i bletëve në polenizimin e bimëve në përgjithësi e të boronicës në veqanti
* Inseminimi artificial i bletëve, përparësitë dhe të metat
* Seleksionimi natyral i MËMAVE
* Të dhëna dhe studime në lidhje me askosferozën
* Luftimi i varratozës etj.