Adhuruesit më të flaktë të SC Gjilanit, “Skifterët” kanë paralajmëruar udhëtimin në Podujevë në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku klubi i tyre i zemrës SC Gjilani do të përballet me KF Llapin. Gjilanit i duhet së paku një pikë për të siguruar Europa Conference League, derisa KF Llapit i duhet së paku një pikë për të siguruar ekzistencën, ngase më nuk ka shpresë për të dalë në Evropë.
Ja postimi i plotë i “Skifterëve” në facebook:
Xhiro e parafundit na rezervon udhëtimin tonë të fundit për këtë sezon !
Nesër djemtë tanë të nderit luajnë kundër FC Llapit në Podujevë, ku siç dihet na duhet vetëm edhe një pikë për të siguruar matematikisht Evropën !
E ne do të jemi aty që për 90 minuta të luftojmë bashkë me lojtarët tanë dhe t’i arrijmë synimet e vendosura në fillimin e sezonit !
Nesër mblidhemi në tifoklub dhe bashkërisht me autobusë nisemi nga ora 13:00 për në Podujevë !
Mos mungo!
( Kodi i veshjes zi).