FC Drita ka humbur ndeshjen ndaj Malishevës, me rezultat minimal 0 me 1 për ekipin mysafirë.
Me këtë humbje skuadrës gjilanase iu shua ëndrra për titullin e kampionit, kurse skuadra e Malishevës me këtë fitore ka siguruar qëndrimin në Superligë.
Në minutat e fundit, Drita me të gjitha forcat në sulm, mirëpo mbrojta e Malishevës ishte e pathyeshme.
SC Gjilani ka barazuar ndaj Llapit me rezultat 2 me 2.
Skuadra gjilanase ishte duke humbur në pjesën e parë, mirpo në pjesën e dytë tregoi fytyrë tjetër, ku arriti të ishte në avantazh me rezultat 1 me 2, me dy golat e shënuar nga Mevlan Zeka, skuadra nga Podujeva barazoi në fund të ndeshjes përmes një penaltie.
SC Gjilani me këtë barazim ka siguruar plasmanin në garat europiane dhe tani ka 55 pikë.