Njëra ndër volejbollistet më të mira në Kosovë dhe lojtarja më e mirë e finales së Kupës së Kosovës dhe e finaleve të play-offit, Megi Bislimi, pos që është nderuar nga Federata e klubi është nderuar edhe nga shkolla e saj, me të cilën ditë më parë është shpallur fituese e garave regjionale në volejboll.
Të rikujtojmë se Megi Bislimi, pesëmbëdhjetëvjeçare është nxënëse e Shkollës së Mesme të Ultë “Selami Hallaqi” në Gjilan.
Drejtori i sapozgjedhur i Shkollës së Mesme të Ultë “Selami Hallaqi”, Liridon Ismajli ka shprehur mirënjohjen e tij për nxënësen, Megi Bislimi, për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e sportit, veçanërisht në Volejboll ku të dielën është shpallur kampione e Kosovës!/kryelajmi.com/.